Hafiz Ali Korça,rilindasi, kolosi i mendimit filozofik ...

40 vjet më parë, në qytetin e kavajës,në shpatin e një kodre, përballë stacionit të trenit, gjendej një varr, i thjeshtë me një mbishkrim: "Kushdo që të kalojë ketej te me kendoje nje syre". Teologu i madh Hafiz Ali Korca,u sulmua ekstremisht nga regjimi komunist. Kultura shqipetare pesoi nje humbje te madhe,humbi nje njeri si H.A.Korca, vlerat e te cilit mbeteshin si udhe rrefyes dhe deshmi e plote e produktivitetit njerzor. Kleri i tre besimeve,qe ishte me pozita te shendosha nacionaliste pesoi se tepermi zhgenjim nga regjimi komunist.Por edhe me pare diheshin pasojat e kesaj menxyre, pasi kjo pjelle e stepave nuk vuri vend teresisht tek shqipetaret.Po cili ishte Hafiz Ali Korca? C'krijimtari kishte? C'pasoja pati dhe si perfundoi? Keto dhe te tjera dhimbje shpirterore te Hafiz Ali Korces,jane shkrojtur dhe do vazhdojne te shkruhen per hir te realitetit dhe veprimtarise te ketij patrioti te madh.Ne kete studim ne do te merremi me jeten dhe vepren e H.A.Korces , ketij luftetari te pameposhtur , autor tekstesh,krijues ne gjuhen shqipe qe koha e vleresoi.Jeta e intelektualit te mirefillte eshte lidhur ngushte me jeten e nje luftetari per liri dhe pavaresi.ai ka qen aktiv ne jeten politike.nje personalitet i rralle i ngjarjeve historike,nje figure e shquar,nje nder me te shquarit e kombit.Ky personalitet i takon plejades se luftetareve krijuesve per nje realitet historik qe vete jeta e tij e vertetoi.Ne jeten politike ai u aktivizua shum here,por kreu gjat kesaj kohe edhe universitetin ne stamboll ne 1894.Ne kete periudhe vendimtare te jetes se tij Hafizi kreu veprimtarine me te dendur kunder osmanllinjve.Rilindasi yne H.Korca , ne ceshtjen e alfabetit ndihmoi se tepermi ne bashkimin kombetar dhe ne hapjen e gjuhes shqipe si pjese perberese e arsimit kombetar.Pjesmarrja e tij ne kongresin e dibres ne 1909, qartesoi krejtesisht platformen per bashkimin kombetar dhe per te mbrojtur shqipetaret ne ato kohera dhe me pas.Hafiz Ali Korca, si cdo rilindas, ishte dhe nje ideolog i madh, i angazhuar ne vepra te medha krijuese te shumellojshe, te cilat jo vetem plotesonin nevojat dh mbushnin zbrazetine e kohes, por ai dha nje ndihmese te jashtezakoneshme dhe ne ceshtjen fetare.Ne krijimtarine e tij ze vend poezia, fjala e urte, shembelltyra e karakterit burreror e tipit shqipetar.Vellimi i tij poetik, "Jusufi me Zelihane" eshte krijimi i tij i pare letrar.Hafiz Aliu ne fushen e letersise islame eshte pa dyshim nje nga te paret qe dikton ne gjuhen shqipe.Pervec nga sa thame me lart, Hafiz Aliu eshte hartues i teksteve shkollore, cilesor dhe me nje bagazh dijesh, kulture dhe fjali te urta te mbledhura ne dobi te arsimit.Kete pune e filloi rreth viteve 1900.Traditat e perkthimit te H.A.Korces marrin nje dimmension te ri shperthyes, plot realizem dhe ne kete kontekst perkthimi i dy veprave te tija, "Gjylistani" te Sheh Sadiut dhe "Rubaite" Umer Khajamit, e bene te rradhitet ne njerezit e cmuar.Vepra e tij eshte mjaft e ngjeshur.Ai e fillon kete aktivitet me levizjen kombetare qysh nga viti 1894 me artikujt publicistike me karakter dhe fizionomi te plote.Shumme nga veprat e ketij personaliteti ndodhen ne duar te sigurta dhe ne biblioteken kombetare,por mbi te gjitha disa ndodhen dhe jashte shtetit.Vepra gjuhesore dhe filozofike e H.A.Korces, shpaloset fuqishem ne rrafshin filozofik dhe atij sociologjik, ku shihen aspekte te ndrryshme.Por vepra e tij qe la mbrese ne dekadat e komunizmit, ishte "Bolshevizma apo shkaterrimi i njerezimit" qe mban vulen e vitit 1925.Ne kete veper duken njohur me bindje dhe llogjike te shendoshe mendimet e shprehura te ketij filozofi te kohes.Hafiz Ali Korca lindi me 5 prill 1873 ne qytetin e kultures kombetare.Ky eshte qyteti i njerezve te talentuar,te thjeshtesise, modestise dhe mbi te gjitha patriotizmes.Gjith jeten ai punoi me pende dhe pushke, duke iu perkushtuar ceshties kombetare dhe ne vecanti gjuhes shqipe ose sic e quante ai "Gjuha e nenes".Nxenesi i Naim Frasherit,ky kolos i mendimit filozofik, hyri ne plejaden e rilindasve duke hartuar alfabetin me 36 germa qe perdoret dhe sot.Per keto germa te arta t gjuhes se nenes, Ali Korca perkushtoi jeten.Kudo, ne cdo moment te jetes se tij, ai shpaloste aftesin e e nje njeriu te kompletuar, qe argumentonte me bindje dhe llogjike te gjitha ngjarjet, duke nenvizuar me mendje te kthjellet dhe nje llogjike te shendoshe fatin e nje te ardhmeje qe ai deshironte te kishte: nje shqiperi te lire dhe te pavarur.Si komandant i cetes se Devollit,ne 1901, argumentoi shkencerisht ne kongresin e Dibres, Manastirit dhe te Elbasanit, se qe te mbrosh shkronjat shqipe, do te thote nje jete me vlera.Ne korce, 1910, ai u denua me vdekje nga osmanllinjte.Si intelektual i veprimit, ne kryesine e veprimtarise "Perparimi" punoi per hapjen e gjuhes shqipe.Ishtre keshilltar i arsimit ne qeverine e Vidit, veproi direkte per shtrrirjen e arsimit kombetar dhe ne vecanti ne perpjekje te pakrahasuemshme ne prefekturen e Durresit, pune te cilen e vazhdoi gjate viteteve te pushtimit Austro-Hungarez , ne funksionin e drejtorit te arsimit te pergjithshem ne Shqiperine e Mesme.Nuk ka te krahasuar dhe jo te mohuar vepra e jeta e tij.Nuk ka nderprerje te krijimtarise se tij dhe pse i goditur dhe i rrethuar nga armiq.Ne periudhen 1905-1945,Ali Korca nuk e ka nderprere asnjehere veprimtarine e tij si mesuesi shkollave te mesme, si hartues programesh metodikash,si ne lendet shoqerore ashtu dhe shkencore dhe filozofike.Veprat e tij mbajne 23 tituj dhe 7000 faqe.Ate e shohim kunder feudalizmit, kunder monarkise, kunder fashizmit, por mbi te gjitha ka qen nje anti komunist.Por ne pozitat e nje republikani demokrat ai qendrronte shume lart.Vepra e tij u la ne harrese per shkak te regjimit te kuq dhe kjo ishte nje goditje e rende per personalitetin e tij.Ai jetonte me germat, me gjuhen shqipe, me jeten e popullit te tij, karakter i cili do te ngrihej si piedestal ne rrethet intelektuale shqipetare.Internimi i tij , burgosja e femijeve, pushkatim i djalit te vogel dhe trajtimi nga qeveria komuniste nuk e meposhti dot.Kishte qen minister i arsimit para qeverise se Zogut, i denuar trri here me varje nga qeveria e stambollit, por shpirti i tij, edukata fetare, morale dhe shoqerore si nje enciklopedik ii kohes e ndihmuan te mbijetoi.Ai qendron shume larte nga morali, nga tiparet, e nje patrioti te vertete, njeriut te sakrifices, human, simbol i urtesise, mesonjes, ku gjithcka e kishte ne te mire te kombi.Ai mbetet nje figure e madhe e virtytit te brezit te ri.Figura e Hafiz Ali Korces eshte nderuar dhe rrespektuar nga qeveri demokratike rreth viteve 1995, ku per merita te vecanta i jepet titulli: Mesues i popullit shoqeruar me motivacion dhe medalje te arte me urdherin e Flamurit te Klasit te Pare.Ne kete simpozium mori pjese dhe nje nga figurat e medha te klerit musliman, Hafiz Sabri Koci, ku nder te tjera tha: "Ky burre liridashes, mesues dhe nje teolog i madh, nuk rrjeshti tere jeten se shkruajturi me pune dhe pende".Peripecite e jetes se tij plot vuajtje dhe skamje ishin diktuar nga njerez keqberes si ata te kalibrit te regjimit despotik komunist.Keto vite me rastin e 48 vjetorit te tij, pritet qe qeveria te kujtohet per te nderuar dhe nje here figuren madheshtore te Hafiz Ali Korces.
Bahkim S.Kadriu